Haliti reagon ndaj Sejdiut: Është hera e fundit që ofendon


Gazeta Express
15 Prill 2019 13:56

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, reagoi ashpër ndaj deputetit të pavarur Korab Sejdiu, pak pasi që ky i fundit citoi nenin që ia lejon atij të marrë fjalën në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Teksa fillimisht Haliti tha se edhe pse nuk është në bazë të rregullave po i jep fjalën Sejdiut, deputeti i pavarur menjëherë citoi rregulloren me anë të së cilës thotë se i lejohet të flasë.

Por, kjo e nervozoi Halitin dhe reagoi ndaj Sejdiut duke i thënë se është hera e fundit që ofendon.

“Unë ta kam dhanë fjalën se kum mendu që folë diçka, është hera e fundit që ofendon kur ta jap fjalën në kundërshtim me rregulloren”, shtoi ai. /Express

Te fundit


Kthehu lart