Halil Gashi ia kthen Përparim Ramës rastin e kontratës 12 milionëshe: Ku mbeten paratë, “El Arkitekto” - Gazeta Express
string(98) "halil-gashi-ia-kthen-perparim-rames-rastin-e-kontrates-12-milioneshe-ku-mbeten-parate-el-arkitekto"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 11:45

Halil Gashi ia kthen Përparim Ramës rastin e kontratës 12 milionëshe: Ku mbeten paratë, “El Arkitekto”

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 11:45

Halil Gashi kandidat për asamblist në Komunën e Prishtinës, i cili para dy javësh i është bashkuar Listës së Bekë Berishës, nëpërmjet një video i është kthyer kontratës 12 milionëshe  të komunës që drejtohet nga Përparim Rama me kompaninë ANARCH SH.P.K.

Duke e rikujtuar që Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një kontratë trevjeçare prej 12 milionë eurosh për “Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit”, me një konzorcium të udhëhequr nga kompania ANARCH SH.P.K. e arkitektit Astrit Nixha, Gashi  pohon se nga dokumentet dhe analiza, rezulton se kompania nuk ka përmbushur kriteret teknike minimale.

“Ku mbetën 12 milionë euro. 12 milionë euro të qytetarit të Prishtinës nga “El Architecto”, për një shok të vetin. Nuk është ekskluzive sepse mediat e kanë reklamu ma herët, por qytetarin është ka e mundon kjo temë qe katër vjet. ANARCH  SH.P.K. nuk i ploëtësoi kriteret teknike, kërkoheshin 2 projekte mbi 1 milion euro në 10 vitet e fundit por ata përgatitën referenca të rreme, si projektin e dyshuar të 42 katëshit në Lakërishtë që mbaroi në 2013” ka thënë ai.

Sipas Gashit,  ky projekt ishte bashkë me kompaninë e Ramës “4M Group” që është konflikt interesi i pastër sepse Rama ishte kryetar kur u hap tenderi.

“ El Arkitekto (El Arquitecto), Përparim Rama është vetëm një mashtrim, ka jep tendera për dostat e vetë qe katër vjet, boll mo me arrogance, boll mo me jo demokraci, boll mo keqpërdorime të parasë së Prishtinës”, ka thënë Gashi.