Hakimi negativ për COVID-19, Interi i irrituar me UEFA-n - Gazeta Express
string(55) "hakimi-negativ-per-covid-19-interi-i-irrituar-me-uefa-n"

Hakimi negativ për COVID-19, Interi i irrituar me UEFA-n

Gazeta Express

24/10/2020 10:48

Raportohet se Interi mund të veprojë kundër UEFA-s pasi Achraf Hakimi doli pozitiv për COVID-19 para ndeshjes me Borussia Monchengladbach, por negativ një ditë më pas.

Rezultatet e testeve nga UEFA para ndeshjes në Champions League të mërkurën dolën pak para se të startojë ajo.

Lexo Edhe:

Interi i Antonio Conte u shokua, pasi Hakimi doli pozitiv dhe ishte në listë për të startuar në ndeshjen që përfundoi 2-2.

Interi përmes një komunikate të premten konfirmoi se Hakimi ka rezultuar negativ, çka do të thotë se ai teorikisht është i lirë të luajë sonte kundër Genoas në Serie A.

Do të shikohen gjitha rrethanat që dërguan te testi pozitiv i Hakimit, pasi raportohet se në shtëpinë e Interit janë të irrituar me UEFA-n dhe e konsiderojnë rezultatin të ‘falsifikuar’. /Gazeta Express/