Hakimi: “Madridi është shtëpia ime, shpresoj të kthehem”


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 23:40

Achraf Hakimi ëndërron që një ditë të rikthehet siç ka thënë ai ‘në shtëpi’

Është vetëm 21-vjeçar, por tashmë është shndërruar në një ndër më të mirët te Borussia Dortmundi.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Achraf Hakimi.

Hakimi është huazuar në Dortmund në vitin 2018 deri në qershor të vitit 2020 dhe pas formës së lart që po tregon në Gjermani, raportohet se Zinedine Zidane dëshiron ta rikthejë në skuadër për sezonin 2020/21.

Natyrisht, diçka e tillë do t’i pëlqente edhe mbrojtësit të akademisë së Los Blancos.

“Të gjithë e dinë se Madridi është shtëpia ime dhe pse jo, pse të mos kthehem një ditë në shtëpi”, u shpreh Achraf.

Ai foli edhe për shkëlqimin te Borussia Dortmundi.

“Ajo që jam duke e arritur është diçka që kurrë nuk e kam menduar”, tha Achraf për El Chiringuito, pasi ia siguroi fitoren Borussia Dortmundit kundër Interit me dy gola në UEFA Champions League.

21-vjeçari aktualisht ka katër gola në UEFA Champions League. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart