Haki Abazi thotë se sot ka marrë fund ideja e ndarjes, bën thirrje për koalicion LDK – VV


Gazeta Express
22 Gusht 2019 15:04

Analisti politik, Haki Abazi, që së fundi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas shpërndarjes së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Abazi ka thënë se me shpërndarjen e sotme ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Ju falemnderit për votën me të rëndësishme që keni dhënë. Shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot, është paradoksalisht mbrojtja më e madhe që i është bërë shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial. Sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës”, ka shkruar Abazi.

Abazi ka bërë thirrje që LDK-ja dhe LVV-ja të bashkohen në një koalicion që do të qeverisë me Kosovën.

“Koalicioni LVV – LDK është tregimi më thelbësor i fillimit të dekadës së dytë të pavarësisë së shtetit tonë. Kjo marrëveshje do të jetë treguesi i pjekurisë politike si liderë dhe si popull”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Deputetë të Lëvizjes dhe Lidhjes

Ju falemnderit për votën me të rëndësishme që keni dhënë. Shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot, është paradoksalisht mbrojtja më e madhe që i është bërë shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial.

Sot ka vdekur përgjithmonë ideja për ndarjen e Kosovës, dhe është filluar etapa e ndryshimit më të madh dhe çlirimit të vërtetë të Kosovës.

Ky vërtetë është rasti për të avancuar shtetndërtimin dhe për të përmirësuar gabimet, e kjo nuk ndodh shpesh, ky është moment që kërkon përgjegjësi historike, për të hequr të keqën dhe mjegullën që ka vërbuar shikimin rreth e rrotull nesh.

Koalicioni LVV- LDK është tregimi më thelbësor i fillimit të dekades së dytë të pavarësisë së shtetit tonë. Kjo marrëveshje do të jetë treguesi i pjekurisë politike si liderë dhe si popull. Me këtë koalicion, gjërat nuk do të bëhen kopsht me lule menjëherë, por, kopshti i luleve do të jetë i sigurtë dhe shpresa e çdo qytetari që e do vetën, familjën, vendin dhe kombin tonë, do të rritet deri në pikën e vendimit për të sakrfikuar, solidarizuar e mishëruar me qeverisjën e koalicionit LVV-LDK. Kështu bëhemi bashkë, kështu jemi të fortë dhe kështu jemi të repsektuar nga të gjithë, vetja edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Te fundit


Kthehu lart