Haki Abazi: Askush nuk ka thënë se taksa nuk do të hiqet - Gazeta Express
string(55) "haki-abazi-askush-nuk-ka-thene-se-taksa-nuk-do-te-hiqet"

Haki Abazi: Askush nuk ka thënë se taksa nuk do të hiqet

Gazeta Express

20/02/2020 21:48

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se askush nga anëtarët e qeverisë nuk ka thënë se taksa me Serbinë nuk do të hiqet, por se ajo do të hiqet në kohën e duhur.

Qeveria Kurti ka premtuar se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, por nuk ka potencuar se kur do të ndodhë kjo.

Lexo Edhe:

“Nuk ka koherencë mes raportimeve se SHBA’ja do të largojë trupat nga Kosova, dhe heqjes së taksës. Askush nga qeveria nuk ka thënë se taksa nuk do të hiqet”, ka thënë ai.

“Ne po analizojmë heqjen e tarifës në kohën kohen e duhur në mënyrë që të mos lejojmë asnjë ditë vakuum.  E dimë se në dialog është folur edhe për territore. Nuk duam të rrezikojmë me këtë”, shtoi ai. /Express/