“Hajt, hajt” e Butrint Imerit, bëhet trend në Youtube


Gazeta Express
12 Qershor 2019 23:44

Hiti më i ri i këngëtari Butrint Imeri, “Hajt Hajt” ka filluar që të jetë një trend jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj

“Hajt, Hajt” është kënga e fundit e Butrint Imerit të cilën ai e lëshoi në vikend dhe kjo këngë tashmë është bërë një hit viral nëpër internet.

Këtë ai e ka publikuar edhe nëpër internet derisa ka thënë se kënga është trend në Kosovë, në vendin e parë e njëjtë edhe në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore.

Ndërkohë, kënga është bërë virale dhe me e kërkuara në internet edhe në Zvicër ku nga vendi katër ka kaluar në vendin e dytë.

Kënga “Hajt, Hajt” është një këngë e cila ka arritur afër 4 milionë klikime për vetëm pesë ditë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart