Hajnat vjedhin 2500 euro në Gjakovë, arrestohen dy orë më vonë


Gazeta Express
15 Maj 2019 10:07


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Gjakovë tre persona, të dyshuar për grabitje të armatosur, raporton Gazeta Express.

Me datë 14.05.2019 në orën 19:30, në stacionin policor Gjakovë është raportuar një rast “Grabitje me armë zjarri”, ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

Pas dy orësh Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë tre personat e dyshuar:

  1. J . P i lindur 1991, shtetas i Republikës së Kosovës
  2. S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës
  3. G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart