Hajnat thyejnë dy barnatore në Fushë Kosovë dhe Shtime - Gazeta Express
string(54) "hajnat-thyejne-dy-barnatore-ne-fushe-kosove-dhe-shtime"

Hajnat thyejnë dy barnatore në Fushë Kosovë dhe Shtime

Gazeta Express

28/01/2020 13:55

Hajnat kanë thyer dhe kanë vjedhur në dy barnatore në Fushë Kosovë dhe Shtime.

Kështu ka njoftuar Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin këto raste.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë nga OFK:

OFK me shqetësim ka marrë lajmet për dy rastet e thyerjeve të barnatoreve të cilat kanë ndodhur në Fushë Kosovë dhe Shtime me ç’rast kolegëve ju janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për shkak të vjedhjes së produkteve dhe pajisjeve.

OFK shpreson që organet e rendit do të mund të zbardhin këto raste dhe që kryesit e këtyre veprave të përgjigjen për këto akte të rënda.

OFK është në dispozicion në kapacitetet e saj për të bashkëpunuar me palët dhe organet kompetente jo vetëm për të sqaruar këto raste por edhe që të merren masa për parandalimin e tyre më tutje.