Hajdari: PDK’ja është forcë politike që e nxjerr Kosovën nga kriza - Gazeta Express
string(64) "hajdari-pdkja-eshte-force-politike-qe-e-nxjerr-kosoven-nga-kriza"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 15:42

Hajdari: PDK’ja është forcë politike që e nxjerr Kosovën nga kriza

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

11/02/2021 15:42

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka thënë se fushata e Rimëkëmbjes, së bashku me kryetarin Hoxhaj dhe me kandidatët e tjerë për deputet, e kanë konfirmuar sigurinë për fitore.

Në vazhdën e fushatës së Rimëkëmbjes, bashkë me kryetarin Hoxhaj dhe kandidatët e tjerë për deputetë, e konfirmuam sigurinë e ekipit në projektin e fitores. Drenasi edhe njëherë e tregoi mbështetjen e fuqishme. Çdo ambient është i vogël për valën e qytetarëve që duan t’i bashkohen Rimëkëmbjes!

Bindja jonë për fitore buron direkt nga mbështetja e qytetarit. Ajo është alfa dhe omega e qeverisjes sonë dhe vizionit që e kemi për shtetin.

PDK-ja është forcë politike që e nxjerr Kosovën nga kriza.

Bashkë, për Rimëkëmbjen!

#PDK134 #Rimëkëmbje

#EnverHoxhaj1

#petrithajdari70

Petrit E. Hajdari