E ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari tha se nuk është mërzitur që u shkarkua si Kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat.
Ajo la të kuptohet se ka plane në prag të zgjedhjeve të ardhshme kur tha se, “Në atë grup ishim individë pa lidhje me njëri-tjetrin, fatet tona nuk janë të lidhura, secili kemi dëshirat tona. Për mua rëndësi ka që të jemi unison sa i përket ndryshimit të sistemit. Jemi para një viti zgjedhor cdokush ka aspiratat, zgjedhjet dhe planet e veta”.
Sa për qëndrimin e saj dhe të deputetëve opozitarë në Kuvend pro listave të hapura dhe ndryshimit të sistemit zgjedhor, zonja Hajdari nuk e fshehu ndikimin amerikan.
Sokol Balla: Kanë ndikim ndërkombëtarët,
amerikanët në këtë pikë?
Rudina Hajdari: Po, patjetër
nuk them që është vetëm përpjekja e opozitës por edhe e aktivistëve, shoqërisë
civile, që e kanë vënë në dukje që ndryshimi i sistemit është një hap pozitiv.
Hapja e listave do sillte një demokraci me funksionale dhe më të denjë.
Shqiptarët do ndjeheshin më të përfaqësuar, sot nuk kanë asnjë rol se iu kemi
mbyllur të gjitha rrugët.
A ka
një marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi për të mbajtur këtë sistem?
Rudina Hajdari: Uroj të mos
ketë, uroj që opozita në mënyrë të natyrshme të jetë pro hapjes së listave, të
japë shpresë në popull, pse të mos e bëjmë këtë hap përpara.