Asani: Dega e BDI- Kumanovë propozon të jem kandidat për deputet - Gazeta Express
string(62) "asani-dega-e-bdi-kumanove-propozon-te-jem-kandidat-per-deputet"

Asani: Dega e BDI- Kumanovë propozon të jem kandidat për deputet

Gazeta Express

25/02/2020 13:10

Kirurgu Ilir Asani, ka konfirmuar sot se është kandidat i propozuar nga BDI për deputet në njësinë zgjedhore 2, përcjell GazetaExpress nga Alsat-m.

“Në mbledhjen e degës në Kumanovë u propozua emri im që të jem kandidat i mundshëm për deputet. Por nuk është e vendosur ende pasi, kryetari i partisë dhe strukturat do të vendosin kush do të jetë bartës dhe pjesë e listave”, ka thënë Asani.

Lexo Edhe:

Ai ka shtuar se Kumanova njëherë e meriton që të ketë bartës liste.

“Është mirë që pas kaq kohësh edhe Kumanova të ketë bartës liste. Nuk e them vetëm për vete, por kush do që të jetë, Kumanova e meriton”, ka shtuar kirurgu Ilir Asani./GazetaExpress/B.lika/