Hahn: Shpresoj të rishqyrtohet vendimi për negociatat me Shkupin dhe Tiranën


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 11:18

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, këtë mëngjes për herë të fundit ka mbajtur fjalim para Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian në cilësi të funksionin të tanishëm që e ka.

Ai sërish shprehu keqardhje që vendet e BE-së nuk arritën konsensus për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke shtuar se kjo i ka shkaktuar dëm të madh besueshmërisë së BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besueshmëria ka pësuar dëm të madh. BE në botë flet për sukseset e multilateralizmit dhe ne jemi fuqi udhëheqëse në këtë, por këtu nuk arritëm sukses të sjellim vendim. Besueshmëria jonë është dëmtuar”, tha Hahn para eurodeputetëve.

Hahn shtoi se kushtet që u janë vendosur dy vendeve në qershor të vitit 2018 ishin konsensus i shteteve anëtare të BE-së, e jo të Komisionit Evropian dhe se asgjë nuk u është imponuar shteteve anëtare.

Te fundit


Kthehu lart