Hahn për aferën ‘Haraçi’: Askush nuk është mbi ligjin


Gazeta Express
11 Gusht 2019 10:23

Tre ditë pas zbulimit të videove për aferën ‘Haraçi’, eurokomisionari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn komentoi ndodhitë në vend.

Ai dje u thirr nga politikania gjermane, Doric Pack që të ndërmerr diçka në rast ku janë përfshirë Katica Janeva dhe Zoran Zaev

Edhe gazeta italiane ‘La Verita’ i bënte thirrje Hahnit dhe Mogherinit të komentojnë ngjarjet e fundit për aferën ‘Haraçi’.Lexo po ashtu:

“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të zhvillohet pa ndërprerje. Sa i përket ngjarjeve të reja, është e rëndësishme që vërtetohet përgjegjësia ligjore për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ata që janë tek përgjimet ilegale. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë mosndëshkim”, shkroi Hahn.

Sipas tij, autoritetet përkatëse duhet të hetojnë të gjitha veprat penale, pa ndërhyrje, ndërsa kryesit të marrin përgjegjësi ligjore.

Te fundit


Kthehu lart