Hahn: Maqedonia e Veriut e meriton datën për fillim të negociatave


Gazeta Express
17 Qershor 2019 10:24

Eurokomisari Johannes Hahn i ka ftuar vendet anëtare të BE-së të miratojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë sot se kjo duhet të bëhet në afat sa më të shkurtë.

Hahn tha se vendet anëtare akoma po bisedojnë për këtë temë. “Negociatat duhet të hapen në afat sa më të shkurtë të mundshëm, pasi nuk do të jetë sinjal vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për gjithë rajonin”, tha Hahn para fillimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Luksemburg.

Ai vlerëson se mos dhënia e datës për Maqedoninë, mund të ndikojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Për momentin në draft-përfundimet e BE-së, parashihet shtatori i këtij viti si datë për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por kjo për Hahnin nuk është e mjaftueshme./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart