Hahn: KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shkupin dhe me Tiranën


Gazeta Express
14 Maj 2019 20:20

Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë hapjen e negociatave për inkuadrim për anëtarësim të plotë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, konfirmoi komisari përgjegjës për Zgjerim të BE-së, Johanes Hahn.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) Han konfirmoi se rekomandimi do të publikohet më 29 maj, kur Komisioni Evropian do ta publikojë raportin vjetor për progresin e vendeve të cilat janë në procesin e zgjerimit.

“Për dy javë do ta paraqesim raportin tonë vjetor ku definitivisht do të rekomandojmë hapjen e bisedimeve për të dyja vendet (Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria)”, deklaroi Hahn.

Siç kumtoi komisari evropian, nga vendet anëtare të BE-së varet se a do të pajtohen me rekomandimin e Komisionit Evropian.

“Të dyja vendet i përmbushën kushtet dhe tani e kanë radhën vendet anëtare që të dalin me vlerësime politike”, theksoi Han.

Përndryshe, ky do të jetë rekomandimi i parë për Shqipërinë dhe i dhjeti për Maqedoninë e Veriut.

Nga viti 2009, KE-ja rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim. Megjithatë, ky rekomandim ende nuk ka marrë pajtueshmëri nga ana e vendeve anëtare të cilat kanë autorizime që të sjellin vendim përfundimtar për këtë çështje. Në ndërkohë, Shkupi dhe Athina e nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila duhet ta zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, shkruan REL.

Te fundit


Kthehu lart