Hadërgjonaj: Ndeshja me Malin e Zi do të jetë shumë më ndryshe


Gazeta Express
10 Tetor 2019 20:36

Mbrojtësi i krahut të dhjathë, Florent Hadërgjonaj, ka folur pas ndeshjes miqësore të sotme mes Kosovës dhe  Gjiblartarit.

Hadërgjonaj thotë se ndeshja nuk ishte shumë e lehtë për shkak se ekipi kundërshtar po mbrohej gjatë gjithë kohës.

“Ndeshja nuk ishte shumë e lehtë. E mbanim topin më shumë, por ata mbroheshin me 8 lojtarë. Për kualitetin tonë është dashur të shënojmë më shumë”, ka thënë mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Ai përmendi edhe paraqitjet e shumë lojtarëve në këtë miqësore, që nuk kishin luajtur më parë.

“Sot ishte më shumë speciale sepse shumë futbollistë luanin për herë të parë. 10 minutat e parë është parë kjo”, ka thënë Hadergjonaj.

Ndërkaq ai thotë se ndeshja me Malin e Zi të hënë për kualifikime në Euro 2020 do të jetë ndryshe nga miqësorja e sotme.

“Ndeshja me Malin e Zi është krejt ndryshe. Duhet me marrë nga kjo lojë gjerat pozitive që i kemi pasur”,  ka thënë Hadërgjonaj. /Express/

Te fundit


Kthehu lart