Haalandi ishte pjesë e një bande muzikore para katër vjetësh, zbulohet videoklipi i këngës - Gazeta Express
string(89) "haalandi-ishte-pjese-e-nje-bande-muzikore-para-kater-vjetesh-zbulohet-videoklipi-i-kenges"

Haalandi ishte pjesë e një bande muzikore para katër vjetësh, zbulohet videoklipi i këngës

Gazeta Express

22/05/2020 15:53

Para se të bëhej njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha botërore, ylli i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland, publikonte videoklipe me bandën e tij muzikore në Youtube, nën pseudonimin “FlowKingz”.

Në vitin 2016, sulmuesi norvegjez e kishte publikuar këngën e tij “Kygo jo” në kanalin e tij zyrtar në  Youtube, bashkë me dy shokët e tij. Ata e kishin realizuar një videoklip të çuditshëm që është bërë viral në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Videoklipi i talentit norvegjez tashmë i ka pothuajse katër milionë shikime në Youtube.

Flow Kingz Feat Lyng – Kygo jo

JMK instrumentals made the beat Credit to JMK intrumentals

Edhe pse Haalandi ndoshta kishte shpresuar të bëhej i njohur si repist në botë, karriera e tij e ka bërë atë të njohur si njërin ndër sulmuesit më të talentuar për momentin në botë, përderisa ai po vazhdon të shkëlqejë në ndeshjet e Borussia Dortmundit.

Megjithatë, futbolli dhe muzika nuk janë talentet e vetme të norvegjezit, pasi që në fëmijëri ai e kishte provuar veten në sporte të ndryshme, si skijim, hendboll dhe atletikë.

Haaland mban rekordin botëror për kërcimin më të gjatë për një 5-vjeçar. Ai e kishte thyer këtë rekord më 22 janar të vitit 2006, kur kishte kërcyer 1.63 metra. /Gazeta Express/