Haaland shkëlqen në fitoren e Dortmundit kundër PSG-së - Gazeta Express
string(54) "haaland-shkelqen-ne-fitoren-e-dortmundit-kunder-psg-se"

Haaland shkëlqen në fitoren e Dortmundit kundër PSG-së

Gazeta Express

18/02/2020 22:55

Erling Haaland ka shkëlqyer duke i realizuar dy golat e triumfit të Borussia Dortmundit 2:1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i talentuar norvegjez shënoi dy gola në debutimin e tij për Dortmundin në Ligën e Kampionëve të martën në Signal Iduna Park, por goli i si mysafir Neymarit i jep gjasa dhe shpresa të mëdha francezëve për kualifikim në ndeshjen e kthimit në Paris, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një ndeshje të baraspeshuar, ishte pikërisht ylli shpërthyes në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, Haaland, ai i cili e bëri dallimin, duke i lënë nën hije yjet si Neymar dhe Mbappe.

Pas një pjesë të parë pa gola, të tre golat u shënuan në një periudhë prej tetë minutave në pjesën e dytë.

Haaland e realizoi golin e parë për Dortmundin në Champions, tamam në debutimin e tij për klubin gjerman në këtë garë pas transferimit nga RB Salzburg në janar, në minutën e 69-të, kur e futi në rrjetën e portës një top të kthyer nga portieri.

Neymar iu përgjigj atij duke e barazuar rezultatin në minutën e 75-të, falë një depërtimi individual brilant nga Kylian Mbappe.

Por Haaland u kundërpërgjigj në mënyrë magjike, duke shënuar supergola nga largësia me këmbën e tij të ligë, të majtën, vetëm dy minuta më vonë.

Dortmundi udhëton drejt Parisit më 11 mars për ndeshjen e kthimit me një fitore minimale, por PSG-ja do të mundohet ta shfrytëzojë golin e shënuar si mysafir për ta arritur kualifikimin në çerekfinale./Gazeta Express/