Haaland pasi e fundosi PSG-në: Kjo s’është asgjë, unë mund të bëj edhe më shumë - Gazeta Express
string(76) "haaland-pasi-e-fundosi-psg-ne-kjo-seshte-asgje-une-mund-te-bej-edhe-me-shume"

Gazeta Express

18/02/2020 23:58

Haaland pasi e fundosi PSG-në: Kjo s’është asgjë, unë mund të bëj edhe më shumë

Gazeta Express

18/02/2020 23:58

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ndien se është në gjendje të bëjë edhe më shumë, pasi dy golat e tij ia siguruan fitoren klubit gjerman kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Në një ndeshje të baraspeshuar në Signal Iduna Park, ishte pikërisht ylli shpërthyes në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, Haaland, ai i cili e bëri dallimin, duke i lënë nën hije yjet si Neymar dhe Mbappe, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i talentuar norvegjez shënoi në debutimin e tij për Dortmundin në këtë garë, pas transferimit nga RB Salzburg në janar, duke e çuar në 10 numrin total të golave në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ai 10 gola i ka realizuar në vetëm shtatë ndeshje dhe është bërë lojtari i parë që shënon për dy ekipe të ndryshme.

“Jam i lumtur që u zgjova lojtari i ndeshjes, por ndiej se mund të bëj shumë më mirë. Duhet të luaj më mirë në këtë nivel. Më duhet të punoj fort për t’u përmirësuar”, tha Haaland pas ndeshjes. /Gazeta Express/