Haaland ka një paralajmërim për rivalët e Premier Ligës pas Botërorit - Gazeta Express
string(69) "haaland-ka-nje-paralajmerim-per-rivalet-e-premier-liges-pas-boterorit"

Haaland ka një paralajmërim për rivalët e Premier Ligës pas Botërorit

Futboll

Gazeta Express

09/12/2022 15:19

Erling Haaland ka paralajmëruar rivalët e Premier Ligës që ai është “risetuar” gjatë pushimit të Botërorit, me sulmuesin e Manchester City që tani “thotë së është gati për çdo rekord”

Norvegjezi ka qenë një sensacion për skuadrën e Pep Guardiolës prej që e kompletoi kalimin e tij nga Borussia Dortmund në verën e 2022, duke shënuar 23 gola në 18 paraqitje. Haaland është shfaqur i pandalshëm në këtë kohë, duke shënuar tri herë radhazi het-trik në ndeshjet në shtëpi – por pati disa probleme fizike dhe tani ndihet mirë pasi që ka pushuar disa javë pasi filloi turneu i Katarit.

Lexo Edhe:

“Ka qenë një mundësi e mirë për të pushuar. Natyrisht, çdo futbollist dëshiron të jetë në Botëror. Është ëndrra e ime që ta përfaqësoj vendin tim aty dhe do të punojë që kjo të ndodh një ditë. Por, pushimi ka qenë pozitiv. Kam pasur mundësi të pushoj, ta largoj paksa mendjen nga futbolli për pak javë dhe ta vë veten time në pozitë të mirë për t’u rikthyer. Mezi pres për një fillim të ri. Brohoras të shkojmë përpara”, tha ai për “The National News”.

Haaland ka pasur një tregim suksesi për City, me pritjet që janë tejkaluar nga sulmuesi 22 vjeçar gjatë periudhës sa ka qenë në Angli. “Ka qenë pozitive. Ndjehem që jam përshtatur shpejt me skuadrën dhe ligën për të cilën gjithmonë duhet më shumë kohë për t’u adaptuar dhe jam i kënaqur si kam filluar. Por, jo për shkakun tim. Por, për skuadrën, si ne po paraqitemi dhe pjesa e dytë e sezonit që është shumë e rëndësishme tani. Ne e kemi vendosur veten në një pozitë të mirë dhe ne kemi pasur paraqitje të mira, por ne jemi të dytit në ligë dhe kjo nuk është pozita që ne e duam”, tha tutje ai.

City do të kthehet në aksion për të luajtur në rrethin e katër të Carabao Cup më 22 dhjetor, para se të rikthehet për të luajtur në Premier Ligë ku do të luajë kundër Leeds gjashtë ditë më vonë. /GazetaExpress/