Shteti i Nju Jorkut do të rikontrollojë besueshmërinë e vaksinave COVID-19 të vlerësuara nga Uashingtoni, para se t’ia shpërndajë ato 20 milionë banorëve të tij, tha sot guvernatori i shtetit Andrew Cuomo.
“Unë nuk do t’i besoj qeverisë për sigurinë e vaksinës dhe nuk do t’ua rekomandoj njujorkezëve”, tha në një konferencë shtypi guvernatori demokrat, i cili e akuzon Trump dhe qeverinë e tij republikane se kanë përkeqësuar pandeminë e koronavirusit të ri nga menaxhimi i tyre i politizuar i krizës.
Këto deklarata konfirmojnë rritjen e mosbesimit në lidhje me vaksinat e ardhshme në SHBA.
Një sondazh i publikuar më 17 shtator nga Instituti Pew tregoi se gjysma e amerikanëve do të refuzojnë të vaksinohen, nëse një vaksinë do të jetë në dispozicion tani, një përqindje që është dyfishuar që nga maji.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...