Guardiola zgjidhet trajneri më i mirë në botë


Gazeta Express
13 Qershor 2019 8:12

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka zënë vendin e trajnerit më të mirë në botë në listën prej dhjetë më të mirëve, të publikuar nga “Coach Reputation Ranking”.

“Coach Reputation Ranking” e ka publikuar listën me top dhjetë trajnerët më të mirë në botë për sezonin 2018/19. Vitin e kaluar, Zinedine Zidane e kryesoi këtë listë, transmeton Gazeta Express.

Por, këtë vit, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është lideri i kësaj liste, me 82.8 pikë të grumbulluara nga gjithsej 100. Pas tij, ashtu si në Premierligë, radhitet Jurgen Kloppi me 80 pikë.

Zidane është në vendin e tretë, ndërsa trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dhe finalisti i Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, Mauricio Pochettino, e kompletojnë top pesëshen.

Në top dhjetëshe hyjnë edhe Diego Simeone, Ernesto Valverde, Unai Emery, Carlo Ancelotti dhe Maurizio Sarri.

“Përkundër zhgënjimit të eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe rritjes së vazhdueshme të konkurrencës në futbollin anglez, Guardiola ka arritur ta mbajë vendin e tij në top pesëshe”, ka thënë Mario Gurrionero, i cili ishte i përfshirë në grumbullimin e të dhënave për këtë studim.

“Vazhdimësia e Manchester Cityt dhe ndikimi i tij i mrekullueshëm në botën e futbollit janë dy ndër faktorët që e kanë ndihmuar atë ta mbyllë sezonin si trajneri më i mirë në botë për momentin”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart