Guardiola u kundërpërgjigjet Kloppit dhe Mourinhos: Ma dini numrin, thirrmëni - Gazeta Express
string(75) "guardiola-u-kunderpergjigjet-kloppit-dhe-mourinhos-ma-dini-numrin-thirrmeni"

Guardiola u kundërpërgjigjet Kloppit dhe Mourinhos: Ma dini numrin, thirrmëni

Gazeta Express

15/07/2020 9:44

Pep Guardiola ka thënë se dy trajnerët rivalë të tij në Premierligë, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, janë të mirëseardhur ta telefonojnë atë për ta diskutuar zemërimin e tyre ndaj shfuqizimit të dënimit për Manchester Cityn.

Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka shfuqizuar dënimin me dy vjet pezullim nga futbolli evropian për klubin anglez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

UEFA e dënoi Man Cityn me dy vjet pezullim nga garat evropiane në shkurt të këtij viti, për shkelje të rënda të rregullave për ndershmëri financiare (FFP) dhe licencim të klubit. Klubi i Premierligës i pati mohuar akuzat në mënyrë ta vazhdueshme dhe të ashpër dhe muajin e kaluar vendosi të ankohej ndaj dënimit në CAS.

Pas një seance dëgjimore që zgjati tri ditë në muajin qershor, CAS-i ka vendosur tani që t’ia heqë dënimin të kaltërve. Kjo nënkupton se City do të jetë i lirë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa, dënimi me gjobë prej 30 milionë euro i është ulur në 10 milionë euro.

E gjitha kjo i la të pakënaqur trajnerin e Liverpoolit Jurgen Kloppit, që e quajti të hënën një ditë jo të mirë për komunitetin e futbollit, dhe trajnerin e Tottenhamit Jose Mourinhon, i cili e quajti vendimin të turpshëm.

“Nëse ata duan të flasin, jam këtu. Vendimi nga tre gjykatësit e pavarur ishte i qartë. Por, nëse ata duan, ata ma dinë numrin e telefonit, mund të më thërrasin dhe unë do t’ua sqaroj. Nuk është aspak problem”, ka thënë Guardiola.

“Por, mendoj se nuk kemi shumëçka për të diskutuar sepse vendimi ishte i qartë. Të gjitha sugjerimet se ne kishim gënjyer apo mashtuar dolën që nuk ishin ashtu. Ne jemi të pastër, ashtu siç kanë thënë tani edhe ata”. /Gazeta Express/