Guardiola reagon pasi Messi e fitoi Topin e Artë - Gazeta Express
string(48) "guardiola-reagon-pasi-messi-e-fitoi-topin-e-arte"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 15:31

Guardiola reagon pasi Messi e fitoi Topin e Artë

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 15:31

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka përgëzuar Messin pasi fitoi Topin e shtatë të Artë të hënën, në ceremoninë e mbajtur në Paris.

Ai u shpreh se nuk do të jetë kurrë e padrejtë që Leo Messi të fitojë Topin e Artë.

Lexo Edhe:

“Nuk do të jetë kurrë e padrejtë që Leo Messi të fitojë Topin e Artë. Ai është shumë i mirë. Do të doja të përgëzoj sigurisht Alexia Putellas, Pedri dhe Leo Messi”, tha Guardiola.

Guardiola ishte trajner i Messit për katër vite 2008-2012, duke arritur suksese të jashtëzakonshme me Barcelonën.

Në atë periudhë, Messi e fitoi katër herë topin e artë, në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012. /Gazeta Express/