Guardiola për Cancelon: Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër, por unë nuk mund ta them asnjë fjalë të keqe për të - Gazeta Express
string(120) "guardiola-per-cancelon-nuk-e-di-se-cfare-do-te-ndodhe-sezonin-tjeter-por-une-nuk-mund-ta-them-asnje-fjale-te-keqe-per-te"

Guardiola për Cancelon: Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin tjetër, por unë nuk mund ta them asnjë fjalë të keqe për të

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 23:54

Pep Guardiola duket se është i hapur për të rikthyer Joao Cancelon në klub sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi portugez iu bashkua Bayern Munichit në fund të afatit kalimtar të janarit, në formë huazimi nga kampionët anglezë për deri në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i blerjes, të cilin mund ta shfrytëzojë klubi gjerman pas përfundimit të sezonit.

Cancelo me Man Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa Guardiola së fundmi la të nënkuptohet se dera është e hapur për rikthimin e tij,.

“I uroj atij më të mirën në katër muajt e tij në Mynih. Pas Kupës së Botës filluam të luanim në një mënyrë tjetër dhe më pëlqeu ajo që pashë. Në dy ose tre ndeshjet e fundit ai nuk luajti shumë”, tha fillimisht ai.

“Ai duhet të luajë për të qenë i lumtur dhe kështu vendosëm ta lëmë të shkojë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Ai pati një rol të jashtëzakonshëm në dy titujt e fundit të ligës që fituam. Unë nuk do të them asnjë fjalë të keqe për të, as për etikën e tij të punës, as pasionin e tij, as aftësitë e tij”, shtoi Guardiola.

Real Madridi dhe Barcelona thuhet se po monitorojnë situatën e 27-vjeçarit. /Gazeta Express/