Guardiola në rrugë për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në futboll


Gazeta Express
22 Maj 2019 23:39

Pep Guardiola është në rrugë për t’i thyer të gjitha rekordet për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në histori të futbollit.

Trajneri spanjoll shkroi historinë në futbollin anglez këtë sezon, pasi skuadra e tij Manchester City u bë ekipi i parë që e fiton tripletën vendore, transmeton Gazeta Express.

City e fitoi Premierligë, Carabao Cup dhe League Cup. Kjo nënkupton se Guardiola e ka çuar në 27 numrin e përgjithshëm të trofeve të fituar në karrierë si trajner që prej e nisi punën së pari me Barcelonën në sezonin 2008/09.

Kjo e bën Guardiolën trajnerin e katërt më të suksesshëm në histori të sportit. Vetëm Sir Alex Ferguson (48), Lucescu (32) dhe Lobanovskyi (29), janë më shumë tituj se spanjolli.

Është fakt se Guardiola është ende larg Fergusonit, por ai është në rrugë të mirë për ta kaluar legjendën e Manchester Unitedit.

Nëse Guardiola e ruan ritmin prej 2.7 trofeve në sezon dhe nëse e marrë në konsideratë moshën e tij, vetëm 48 vjeç, atëherë gjasat që ai ta kalojë Fergusonin janë shumë të mëdha. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart