Manchester City pret Aston Villan në javën e fundit të Premier League, në atë që do të jetë ndeshja e fundit e Pep Guardiolës si trajner i “Qytetarëve”.
City e humbi përfundimisht garën për titull pas barazimit 1-1 ndaj Bournemouthit, rezultat që i dha Arsenalit trofeun e Premier League. Për herë të parë gjatë periudhës së tij në Manchester, Guardiola nuk arriti të fitonte dy tituj radhazi në kampionat.
Pas një dekade të jashtëzakonshme dhe 20 trofeve të fituar, trajneri spanjoll do të kërkojë ta mbyllë aventurën e tij me fitore. Statistikat janë në favor të Cityt, që ka fituar ndeshjen e fundit të kampionatit në tetë nga nëntë sezonet nën drejtimin e tij.
Kjo sfidë do të jetë gjithashtu lamtumirë për John Stones dhe Bernardo Silvan, të cilët pritet të largohen nga klubi. City vjen në këtë takim me një seri prej 15 ndeshjesh pa humbje në Premier League.
Aston Villa, nga ana tjetër, udhëton drejt Manchesterit me moral të lartë, pas triumfit 3-0 ndaj Freiburgut dhe fitimit të Europa League, trofeu i parë i madh evropian për klubin që nga sezoni 1981/82.
Skuadra e Unai Emeryt kërkon të prishë festën e lamtumirës së Guardiolës, por forma në transfertë nuk është premtuese. Villa nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit jashtë fushe në kampionat.
Historiku favorizon qartë Manchester Cityn, që ka fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Aston Villës në Premier League, përfshirë 15 fitore radhazi.
Bernardo Silva do të synojë ta mbyllë karrierën te City me gol, ndërsa te Villa rreziku kryesor mbetet Ollie Watkins, i cili ka gjashtë kontribute në gol në katër ndeshjet e fundit. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Our final XI of the Pep era 🩵
— Manchester City (@ManCity) May 24, 2026
XI | Trafford, Lewis, Stones, Dias, Ake, Nico, Bernardo (C), Reijnders, Foden, Savinho, Semenyo
SUBS | Bettinelli, Marmoush, Kovacic, Cherki, Doku, Ait-Nouri, Gvardiol, Nunes, Alleyne
🤝 @etihad pic.twitter.com/EhJCbnTWkV
Manchester City
Our final starting XI of the 2025/26 season ✊ #MCIAVL pic.twitter.com/OnusP5GMr5
— Aston Villa (@AVFCOfficial) May 24, 2026
Aston Villa
Ndeshja fillon në ora 17:00 në stadiumin “Etihad” në qytetin e Manchesterit në Angli