Guardiola e qorton dhe i jep mësim Sterlingut edhe pas fitores 6:0


Gazeta Express
19 Maj 2019 10:07

Madje as tri gola në finale të FA Cup nuk kanë mundur ta shpëtojnë Raheem Sterlingun nga qortimi prej Pep Guardiolës.

Përfaqësuesi i Anglisë i shënoi tri nga gjashtë golat e Manchester City në fitoren kundër Watfordit të shtunën në Wembley, transmeton Gazeta Express.

Me triumfin në FA Cup City e siguroi tripletën vendore, duke u bërë ekipi i parë në histori që arrin këtë në Angli.

Guardiola e ndali Sterlingun pas fishkëllimës së fundit, duke i qortuar midis fushës, derisa lojtarët e tjerë po festonin.

Trajneri spanjoll ka qenë tejet i përkushtuar të punojë me sulmuesin anglez në Manchester, dhe këtë e dëshmon ngritja e Sterling.

Nën urdhrat e Pep, Sterling e ka rritur dukshëm numrin e golave të shënuara brenda sezonit, gjë që i mungonte në Liverpool. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart