Grushte dhe thika mes dy të rinjve shqiptarë… dalin pamjet e rrugës të mbuluar në gjak


Gazeta Express
16 Qershor 2019 19:50

Një njgarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Korçë, ku dy të rinj janë përplasur verbalisht mes tyre e më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e armëve të ftohta.

Një prej dy të rinjve ka goditur tjetrin me thikë, duke e lënë të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorit. Ndërkohë i riu i lënduar është dërguar në spital dhe prapa ka lënë një sërë njollash gjaku në rrugë, atje dhe ku ndodhi përplasja.

Fotot u postuan nga panorama./Express

Te fundit


Kthehu lart