Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon përfshirjen në bisedimet pozitë – opozitë


Gazeta Express
7 Tetor 2019 14:37

Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë kërkon që të përfshihet në negociatat për ndryshimet e paralajmëruara të Kodit Zgjedhor.

Në kumtesën e sotme ata bëjnë të ditur se do të angazhohen për uljen e numrit të deputetëve, për përfaqësim të personave me nevoja të veçanta në listat, për përfaqësim të barabartë të burrave dhe grave dhe që të gjendet zgjidhje me të cilën do të garantohet përfaqësimi i bashkësive më të vogla etnike.

“Do të jemi partnerë konstruktiv në negociatat dhe do ta përfaqësojmë angazhimin tonë për demokraci më të madhe në mënyrën e zgjedhjes së deputetëve që do të kontribuojë për diversitet, risi dhe mundësi për prezantim të qëndrimeve personale. Koncepti i listave të hapura është bazë e mirë fillestare për të cilën duhet të bisedohet në mënyrë shtesë”, thuhet në kumtesë. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart