Grumbullohet Kosova, gati për ndeshjen me Islandën - Gazeta Express
string(49) "grumbullohet-kosova-gati-per-ndeshjen-me-islanden"

Gazeta Express

17/02/2020 13:16

Grumbullohet Kosova, gati për ndeshjen me Islandën

Gazeta Express

17/02/2020 13:16

“Dardanët” janë grumbulluar sot dhe do të përgatiten për ndeshjen e 20 shkurtit ndaj Islandës në parakualifikimet e Botërorit 2023

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është grumbulluar sot para dy ndeshjeve para-kualifikuese të Botërorit 2023, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dardanët më 20 shkurt në Prishtinë do të përballen me Islandën, derisa më 23 të këtij muaji janë mysafirë të Luksemburgut në Grupin B, ku bën pjesë edhe Sllovakia.

Grumbullimi i parë është bërë sot nga ora 10:00 në palestrën e Kolegjit ISP në Marigona Rezidencë, ku do të mbahet edhe stërvitja e orës 18:00.

Përgatitjet do të vazhdojnë më pas në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të martën stërvitja do të jetë nga ora 10:30 dhe 18:00, të mërkurën nga ora 12:00 dhe të enjten nga ora 11:00.

Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri Christos Marmarinos.

Ky i fundit i ka ftuar 17 lojtarë, e më pas lista do të shkurtohet në 12.

Ndeshja Kosova – Islanda zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

“Dardanët” synojnë të kalojnë në fazën kualifikuese të Botërorit 2023. /Gazeta Express/