Gruevski nuk do të jetë më deputet në Kuvendin e RMV-së


Gazeta Express
11 Qershor 2019 14:31

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit. Gruevski dorëheqjen e tij e dorëzoi në Kuvend më 5 qershor . Ndërsa kërkesa për marrjen e mandatit tashmë është e pakuptimtë dhe tërhiqet.

Dorëheqjen nga funksioni i deputetit ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili pas procedurave gjyqësore iku në Hungari, ku fitoi azil politik, ishte dorëzuar në Kuvendin në gjuhën hungareze. Dorëheqja kishte arritur në Kuvend me akt noterial dhe me vulat adekuate përmes të cilave vërtetohet se bëhet fjalë për deklaratë personale të Nikolla Gruevskit./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart