Gruevski aktiv edhe në jetën publike në Hungari


Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:38

Ish – kryeministri Nikolla Gruevski, po shijon ditët e tij të azilit në Hungari. I dënuar me dy vite burg nga gjykatat e vendit, të arratisurit Gruevski, nuk i pengon fare jeta larg vendlindjes.

Kohë pas kohe lëshon ndonjë mesazh politik, sa për të provokuar debat n Maqedoninë e Veriut dhe sa për të na kujtuar të gjithëve se ai është ende këtu.

Së fundmi, një sërë fotografish të shkrepura nga një event i Odës Ekonomike Italiane në Hungari, tregojnë Gruevskin në formë, të shoqëruar nga figura të njohura hunngareze, madje edhe me njërën nga vajzat që duket se ka marrë vëmendjen e të pranishmëve, shkruan in7.

Gruevski siç duket ka filluar të ambientohet dhe përshtatet mirë në jetën publike të shtetit hungarez dhe kjo siç duket i paska bërë mirë, duke e parë nga fotografitë ku vërehet qartë disponimi dhe forma e tij.

Te fundit


Kthehu lart