Grubi përkrah Zaevin: Vendi nuk humbi gjë nga integrimi në NATO e as në BE - Gazeta Express
string(73) "grubi-perkrah-zaevin-vendi-nuk-humbi-gje-nga-integrimi-ne-nato-e-as-ne-be"

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 18:05

Grubi përkrah Zaevin: Vendi nuk humbi gjë nga integrimi në NATO e as në BE

Ballina

Gazeta Express

28/11/2020 18:05

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka thënë se përkrahë fuqishëm kryeministri Zoran Zaev në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje të tejkalimit të problemit të krijuar me Bullgarinë.

Sipas Grubit, Zaev po bën përpjekje të mëdha që të zhbllokojë rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe për këtë bashkëqytetarët tanë maqedonas duhet ta përkrahin në këtë drejtim.

Lexo Edhe:

“Do të doja t’i jepja një mbështetje të madhe kryeministrit, z. Zoran Zaev në përpjekjet e tij për të zhbllokuar rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Mbaj mend të njëjtat reagime dhe kur u arrit marrëveshja e Prespës, marrëveshja me Greqinë, disa nga qytetarët tanë patën të njëjtat reagime, por sot pas dy vitesh të gjithë festojmë anëtarësimin tonë në NATO dhe të gjithë shohim që bashkëqytetarët tanë mbetën maqedonas dhe flasin gjuhën maqedonase dhe shteti mbete këtu siç e njihnim edhe para Marrëveshjes së Prespës. Njëjtë do të jetë edhe pas marrëveshjes me Bullgarinë dhe me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, kjo është arsyeja pse bashkëqytetarët maqedonas nuk kanë nga çfarë të frikësohen, por duhet të mbështesin z. Zaev dhe qeverinë në zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian pasi e gjithë shoqëria do të përfitoj nga kjo.”