Grubi: Do ta fitojmë opozitën 5 me 1


load
Gazeta Express
4 Nëntor 2019 9:11

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi gjatë mbledhjes së Kuvendit të BDI-së në Tetovë, ku u zgjodh kryesia e integristëve për degën e Tetovës ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme, Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues, edhe atë 5 me 1 ndaj kundërshtarëve.

“Kjo sallë para pak çastesh kishte kongres, ndërsa ne si BDI kemi kuvend dege, dhe imagjinoi fuqinë tonë, andaj me 12 prill do të fitojmë 5 me 1” u shpreh Grubi nga Tetova.
Ai gjithashtu tha se BDI-ja është parti e tolerancës, parti e kulturës, parti e cila që 17 vite ka veç 14 fitore. Kujtojmë se kryetar dege i BDI-së në Tetovë u zgjodh Florin Besimi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart