Gruaja trans e parë në botë me vaginë prej lëkure peshku, tregon se më në fund po ndihet si një ‘grua e vërtetë’


Gazeta Express
16 Maj 2019 17:27

Një grua është bërë personi parë transeksual në botë me një vaginë të konstruktuar nga lërkura e peshkut.

E njohur me emrin Maju, ajo ka bërë operacionin për ndryshimin e seksit në vitin 1999, gjithsesi, operacioni bëri që organet gjenitale të saj të ngushtohen.

Kësisoj jeta e saj seksuale u shkatërrua.

Por, Maju më pas dëgjoi për një kirurg në Fortaleza, në verilindje të Brazilit, I cili po krijonte vagina për gra të lindura pa organe gjenitale duke përdorur membranën e peshkut.

35 vjeçarja bëri një operacion me 23 prill. Kjo përfshin prerjen aty ku duhet të ishte vagina para së të fuste një lëkurë të krijuar në formë të gjnitaleve.

Kjo absorbohet nga trupi ku shpejton procesin e shërimit dhe pastaj transformohet në një ind që është më i afërt me një vaginë.

Pas tre javëve, Maju, është e entuziazmuar me rezultatet dhe përfundimisht ndihet si një grua e vërtet. Kirurgët mendojnë se ajo mund të bëjë seks brenda disa muajve.

Operacioni u krye nga kirurgë në Universitetin federal të Cerara dhe u drejtua nga profesori Leonardo Bezerra.

“Ne ishim në gjendje të krijonim një vaginë me gjatësi fiziologjike, si në trashësi ashtu edhe në zgjerimin e saj, derisa pacienti është rikuperuar mirë”, tha Bezerra.

Maju kishte vendosur të ndryshonte gjininë para 20 viteve. Ajo ishte vetëm personi i katërt në Brazil që e ka bërë këtë./Express/

Te fundit


Kthehu lart