Gruaja shtatzënë që kreu bombardimet në Shri Lankë hedh veten në ajër bashkë me tre fëmijët e saj


Gazeta Express
25 Prill 2019 12:10

Policia e Shri Lankës po vazhdon me bastisje të shtëpive të personave të dyshuar që kanë kryer krimin makabër pak ditë më parë në Shri Lankë.

Në mesin e të dyshuarve ishte edhe një grua. Policia ka shkuar në shtëpinë e saj për bastisje. Por, gruaja që thuhej se ishte shtatzënë e ka hedhur veten në ajër me bombë, bashkë me fëmijët e saj.

Në shpërthimin e gruas së quajtur, Fatima Ibrahima, kanë vdekur edhe tre policë që po kryenin bastisjen.

Sipas raporteve të shumta, pronari i fabrikës së bakrit Inshaf Ahmed Ibrahim dhe vëllai i tij Ilham Ahmed Ibrahim ishin ndër organizatorët kryesorë.

Duhet se njëri nga ta po ashtu ka kryer shpërthimin vetëvrasës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart