Gruaja qëlloi me sqepar të shoqin, djali i tyre tregon konfliktet që e çuan 59 vjeçaren tek vrasja - Gazeta Express
string(97) "gruaja-qelloi-me-sqepar-te-shoqin-djali-i-tyre-tregon-konfliktet-qe-e-cuan-59-vjecaren-tek-vrasja"

Gazeta Express

24/11/2020 19:11

Gruaja qëlloi me sqepar të shoqin, djali i tyre tregon konfliktet që e çuan 59 vjeçaren tek vrasja

Gazeta Express

24/11/2020 19:11

Zbardhet detajet të reja nga krimi horror i ndodhur në Laç, ku 59-vjeçarja Drane Deda, ekzekutoi me dy apo 3 goditje sqepari, bashkëshortin e saj Llesh Deda.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marrë në pyetje dhe Ded Deda, djali i çiftit Lesh dhe Drane, i cili ka deklaruar se ka qenë me punë në Vlorë dhe në banesë kanë qenë vetëm babai Llesh Deda, dhe nëna Drane Deda.

Lexo Edhe:

“…nuk ka pas njeri tjetër në shtëpi, dhe më ka marrë në telefon tezja ime, duke më thënë nisu për Tiranë, se ka pasur konflikte babai me nënën dhe babai është në Spital i dëmtuar. Prindërit kanë pasur edhe më parë konflikte, pasi nëna ankohej për babin se ka pas përdor alkool”.

Ndërkohë që rrëfimi i autores së krimit tregon se viktima Lleshi, i kishte nxirë jetën për disa vite me radhë, pasi pinte alkool, e keqtrajtonte sistematikisht, duke e detyruar atë të bënte plot 10 fëmijë.

Drane Deda ka treguar se ditën kur ka ndodhur krimi në mesnatën e 6 nëntorit 2020, nuk kanë pasur konflikte me bashkëshortin, por e ka qëlluar me sqepar në momente trishtimi dhe mërzitje, pasi ai kishte nxirë jetën. Drania i tha policëve se e ka goditur me sqeparin në kokë, kur Lleshi ishte duke fjetur gjumë në krevat, pasi herë të tjera ka pasur konflikte. Këto konflikte asnjëherë nuk i ka raportuar në polici, pasi sipas saj Lleshi, pinte alkool dhe e ka trajtuar keq. Për policinë dhe prokurorinë e Laçit, besohet se vrasja ka ndodhur rreth orës 02:00 apo 03:00 duke u gdhirë 6 nëntori. Autorja e krimit, është larguar në këmbë në mesnatë dhe ka shkuar në shtëpinë e kunatës së saj, Gjelina Tuci, duke i treguar se çfarë kishte ndodhur.

Vizita e saj në shtëpinë e vëllait, është kryer rreth orës 03:30, dhe se del qartë nga dëshmia që ka dhënë nipi i viktimës, Viktor Tuçi. Ky i fundit së bashku me nënën e tij, Daven kanë shkuar në banesën e dajës, ku kanë gjetur në dhomën e kuzhinës në krevat pa ndjenja, e të mbuluar në gjak nga plagët që kishte në kokë.  Më pas kanë njoftuar policinë dhe me ambulancë kanë çuar në spital dajën e tyre.

Drane Deda, 65-vjeçarja e arrestuar për vrasjen me sqepar të bashkëshortit të saj, është njohur në ambientet e burgut, me lajmin për vdekjen e burrit të saj, Llesh Deda.

Oficerët i kanë komunikuar ndryshimin e pozitës juridike, Drane Dedës, ku nga “Vrasje në marëdhënie familjare” mbetur në tentativë, tashmë akuzohet plotësisht për akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj./report tv