Gruaja që e bëri Putinin ta puthë dyshemenë, u mposht bindshëm nga Majlinda Kelmendi


Gazeta Express
23 Qershor 2019 9:43

Majlinda Kelmendi e mposhti Natalia Kuziutina – xhudisten ruse e cila në fillim të këtij viti e kishte mbërthyer dhe hedhur në dysheme presidentin e Rusisë Vladimir Putinin – në finale për medaljen e artë në Lojërat Evropiane 2019 të shtunën.

Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e parë të artë historike nga Lojërat Evropiane të shtunën në Minsk të Bjellorusisë. Ajo e fitoi medaljen e artë në garën e xhudos në kategorinë deri 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Kelmendi iu gëzua triumfit historik pas një paraqitjeje brilante në finale duke e mposhtur me ippon kampionen e deritashme, Natalia Kuziutina.

Kuziutina u bë e famshme në fillim të këtij viti pasi stërviti me presidentin e vendit të vet, Putinin, në një seancë stërvitore.

Putin i vizitoi kampionët rusë në xhudo dhe stërviti në shkurt, por dueli i tij në stërvitje me Kuziutina mori vëmendjen e mediat, që i bëri mediat ta quajnë atë “gruaja që e hodhi në dysheme Putinin”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart