Ajne Nitaj është një grua nga fshati Drenoc i komunës së Deçanit, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Ymer Nitaj, kanë në pronësi një fidanishte e cila merret me prodhim të materialit fidanor dhe dru frutor që 17 vjet.
Në këtë fidanishte, përveç punëtorëve sezonalë, punën më të madhe e bëjnë pjesëtarët e familjes Nitaj.
Ajnja tregon se si është krah i djathtë i punës në këtë fidanishte për bashkëshortin e saj.
“Kur është t’u punu ky këtu në fidanishte, më thirrë në telefon e më thotë: “Ajnë, merre traktorin, kamionin, unë ia bi këtu se djemtë në shkolla e fakultete, e mu m’u ka dashtë me i ndihmu gjithmonë”, ka thënë Ajne Nitaj.
Ajo ka treguar se traktorin e nget qe 14 vjet, po ashtu edhe të gjitha mjetet e tjera të punës.
Në fidanishten e familjes Nitaj kultivohen të gjitha llojet e mollave.
Për më shumë mund të ndiqni videon e mëposhtme.
Gruaja Deçanase qe lavron dhe vozite te gjitha mjetet bujqesore. Drenoc ,Deçan