Gruaja me trupin më të përkryer në botë tregon se si ia ka parë sherrin birrës


Gazeta Express
9 Korrik 2019 21:19

Kelly Brook ka treguar se si ia ka parë sherrin birrës, brumërave dhe çipsave.

Ajo që shkencëtarët e kanë cilësuar si “gruan me trupin më të përkryer në botë” ka thënë se ka shtuar 12 kilogramë në peshë.

Megjithatë, bukuroshja e kolme britanike ka thënë se tani i ka hequr kilogramët e shtuar, duke kufizuar konsumimin e birrës dhe të brumërave e çipsave, dhe duke konsumuar ushqime më të shëndetshme.

“Isha e fundit që kuptova se kisha shtuar peshë”, ka thënë 39-vjeçarja, që është bërë e famshme sidomos falë gjoksit të saj joshës.

Kelly ka treguar se s’kishte vërejtur fillimisht shtimin e peshës, sepse ndihej mirë.

Por, shtimi i kilogramëve kishte bërë që ajo të mos arrinte t’i vishte rrobat e saj të zakonshme. “Gjinjtë mu bënë shumë të mëdhenj, kisha dhimbje shpine”, ka kujtuar seksbomba britanike. /Express/

Te fundit


Kthehu lart