“Gruaja e linte jashtë”, pistat që sollën krimin në familje


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 11:00

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Librazhdit, ku kryefamiljari vrau gruan me thikë dhe më pas edhe veten duke u hedhur nga pallati.

Janë dy pista për vrasjen.

E para lidhet me xhelozitë që kishte shfaqur gruaja, Luljeta Gjokola kohët e fundit dhe e dyta lidhet me një denoncim të kreut të degës së PD-së në Librazhd për tjetërsimin e një prone pranë HEC-it në Rrapun.

“Gruaja kishte shfaqur shenja të forta xhelozi, ka pasur raste në mbrëmje kur gruaja i kishte mbyllur edhe derën burrit duke e lënë jashtë, kjo ka bërë që ai të kalojë në gjendje të rëndë depresive.

Prej disa javësh Daut Gjokola kishte marrë mjekim për depresion“, shkruan shqiptarja.com, nga informacionet e mbledhura nga të afërmit e çiftit

Te fundit


Kthehu lart