Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga koronavirusi - Gazeta Express
string(56) "gruaja-e-kryeministrit-kanadez-sherohet-nga-koronavirusi"

Gruaja e kryeministrit kanadez shërohet nga koronavirusi

Gazeta Express

29/03/2020 7:42

Bashkëshortja e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, njoftoi se është shëruar nga sëmundja Covid-19, e cila shkaktohet nga koronavirusi i ri.

“Jam duke u ndier shumë më mirë”, shkroi Sophie Gregoire Trudeau në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Ajo tha se e ka marrë lajmin e shërimit nga mjeku i saj dhe zyrtarët e shëndetit publikë të Otavës. Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar më 12 mars se ajo është diagnostikuar me koronavirus pasi kishte filluar të mos ndihej mirë pas kthimit nga një udhëtim në Londër.

Kryeministri i Kanadasë dhe familja e tij kanë qenë duke qëndruar në izolim prej asaj kohe. Për fat të mirë, ai dhe tre fëmijët e çiftit nuk kanë shfaqur ndonjë simptomë të sëmundjes, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Kanadaja deri më tani i ka regjistruar mbi 5600 persona të infektuar dhe 60 viktima, sipas faqes “Worldometers”.