Gruaja e ish-deputetit të PDK'së shkarkohet nga pozita e drejtoreshës në Postë - Gazeta Express
string(77) "gruaja-e-ish-deputetit-te-pdkse-shkarkohet-nga-pozita-e-drejtoreshes-ne-poste"

Gazeta Express

26/05/2020 19:55

Gruaja e ish-deputetit të PDK’së shkarkohet nga pozita e drejtoreshës në Postë

Gazeta Express

26/05/2020 19:55

Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar sot Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.

Raportohet se ajo është shkarkuar për shkak të shkeljeve në vendin e punës dhe për nepotizëm.

Lexo Edhe:

Izmaku Rama është bashkëshortja e ish-deputetit të PDK-së, Rafet Rama, i cili më 2016 ishte kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të vendit. Ajo po ashtu është motra e ish-deputetes Xhevahire Izmaku.

Ndër arsyet e shkarkimit, siç ka mësuar Koha, janë gjetjet e Auditorit për shkeljet e bëra gjatë menaxhimit të saj me Burimet Njerëzore në këtë ndërmarrje.