Gruaja e cila vuan nga çrregullimi i rrallë, të cilin vetëm 3 kirurgë në BOTË mund ta trajtojnë


Gazeta Express
12 Gusht 2019 11:03

Një grua vuan nga një çrregullim shumë I rrallë, I cili mund t’ia “këpusë” kokën në çdo moment.

Rachel Pighills ka një çrregullim të lidhur me dy unazat e para të qafës. Ky çrregulim i shkakton asaj një destabilitet të shtyllës kurrizore, duke e rrezikuar atë sa here, që tenton ta kthejë kokën majtas apo djathtas.

Sipas informacioneve, vetëm 3 kirurgë në botë mund ta trajtojnë këtë rast të komplikuar, dhe ky operacion do të kushtonte shumë shtrenjtë.

“Unë jetoj me një frikë të vazhdueshme,  nuk guxoj të leviz kokën sepse kjo do më kushtonte me jetë”, tha Pighills.

Çrregullimi I tillë manifestohet me paaftësi të levizjes së qafës, për shkak të mosfunksionimit të dy unazave të para të qafës. Disa nga simptomat neurologjike janë: lodhja, dhimbje te kokës, dhimbje në shtyllën kurrizore dhe vështirësi në lëvizje të qafës.  Kjo gjendje shfaqet pas ndonjë traume, aksidenti apo edhe nga inflamacione të shkaktuara nga artiti reumatik./Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart