Gruaja 74- vjeçare lind binjakë


Gazeta Express
6 Shtator 2019 12:53

Një grua 74- vjeçare mendohet të jetë gruaja më e moshuar, që ka lindur binjakë me anë të metodës së fekondimit artificial, raporton Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Erramatti Mangayamma, nga India ka lindur dy binjakë të shëndetshëm me burrin e saj 57-vjeçar. Ajo tregon që nuk kishte pasur kurrë fëmijë, dhe ka vendosur ta provojë këtë metodë, pasi ishte bindur nga bashkëshorti i saj.

Gruaja 70-vjeçare nuk ka fëmijë të tjerë dhe ka kaluar në menopauzë 30 vite më herët.

“Unë nuk mund të shpreh gëzimin që kam sot. Këto foshnja i kam ëndërruar gjithë jetën time. Askush nuk mund të më quajë më infertile”, u shpreh ajo.

70-vjeçarja ka thyer rekordin e mëhershëm për gruan më të vjetër që ka lindur foshnjë.

Fekondimi artificial është një metodë shumë e mirë për gratë, të cilat janë infertile dhe nuk kanë mundësi të lindin fëmijë në kushte normale. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart