Gruaja 21-vjeçare e tradhtonte, serbin 74 vjeç sa nuk e lëshon zemra në mes të emisionit


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 7:47

53 vjet diferencë nuk i kanë ndaluar të martohen.

21-vjeçarja Milijana Bogdanoviq dhe 74-vjeçari Milojko Boziq, u bënë të njohur për publikun fillimisht kur morën pjesë në një reality show në Serbi.

I pakënaqur me veprimet e bashkëshortes në atë reality show, Milojko ka hyrë në grevë urie. Ai është shprehur i indinjuar me gjithçka që po bën bashkëshortja e tij.

Kësaj here ai tha se është i gatshëm të shkojë deri në fund të rrugës. Për shkak të kësaj, një ekip mjekësh dhe stafi mjekësor është detyruar të intervenojë menjëherë në vilë.

Ndërkohë, që bashkëshortja e tij 21 vjeçare i kërkon vazhdimisht të ndërpresë, siç e ka quajtur ajo këtë “marrëzi”.

Milijana dhe Milojko u martuan më 7 shtator në qytetin Pozhega, Serbi perëndimore, në një ceremoni që u transmetua drejtpërsëdrejti në televizion.

Te fundit


Kthehu lart