Grip i derrit apo grip sezonal?


Gazeta Express
19 Prill 2019 9:08

Pa test, ëshë e vështirë të dallosh nëse e ke gripin e derrit apo grip sezonal, sepse shumica e simptomave janë të njejta. Nëse ke gripin e derrit, ndihesh më i sëmurë, me dhimbje të barkut dhe me më shumë të vjella sesa nga gripi sezonal. Por, analiza është mënyra më e mirë për t’a kuptuar. As edhe një test i shpejtë për grip nuk e tregon atë më mirë.

Për t’a testuar gripin e derrit, doktori merr një tampon, më të madh se ato që i përdorim në tualet, nga brendësia e hundës e përreth pjesës së pasme të fytit. Por ky test nuk është i ngjashëm apo i njohur aq sa testet per gripin sezonal. Kështu që, njerëzit që duhen testuar janë ata që janë të shtrirë në spital ose ata që rrezikohen me jetë nga gripi i derrit, si :

  • Fëmijët nën moshën 5 vjeqare
  • Personat në moshën 65 vjeqare ose më të vjetër
  • Fëmijët dhe adoleshentët ( nën moshën 18 vjeqare) që  marrin aspirinë për një kohë të gjatë dhe që rrezikohen të preken nga Sindromi i Reye-s pasi të jenë prekur nga gripi i derrit. Sindromi i Reye-s është sëmundje vdekjeprurëse e lidhur me përdorimin e aspirinës tek fëmijët.
  • Gratë shtatëzëna
  • Të rriturit dhe fëmijët me sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, mëlçisë, gjakut, sistemit nervor, apo me probleme metabolike
  • Të rriturit apo fëmijët  që kanë imunitet të dobët ( përfshirë ata që përdorin barna për të forcuar imunitetin e tyre ose ata që kanë virusin HIV)
  • Njerëzit në shtëpi pleqsh dhe në qendra të tjera të kujdesit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart