‘Grindje’ mes supermodelesh! Gigi Hadid e Irina Shayk kapen për flokë, publikohet videoja


Gazeta Express
9 Korrik 2019 17:29

Irina Shayk ka pasur një përleshje me dy super modelet tjera botërore, Gigi Hadid dhe Joan Smalls.

Tre yjet e botës së modës kanë marrë pjesë në kampanjën e Moschinos, për sezonën vjeshtë/dimër 2019, e cila ka filluar të nxjerrë në pah disa dramë të viteve 80-ta të shekullit të kaluar.

Shayk mund të shihet duke luajtur rolin e një vajze që mundohet të “qetësojë” mos marrëveshjen mes kolegeve, të cilat kishin të veshur fustane të arta.

Kjo është ideja që ka sjellë regjisori Jeremy Scott dhe fotografi Steven Meisel, që u bashkuan për të prodhuar një shfaqje teatrale për House of Moschino.

Ndërkohë janë shfaqur edhe si të ftuara special Kania, Mason McKenrick dhe Trevor Signorino.

Te fundit


Kthehu lart